“Do martohesha prapë me Norën”, Robert Berisha i habit të gjithë…

525
Sigal

Robert Berisha ka qenë mbrëmjen e kaluar i ftuar në ‘Shiko Kush Luan’, aty ku nuk ka hezituar të flasë edhe për marrëdhënien me Nora Istrefin. I vendosur përballë situatës se me cilën vajzë shqiptare të njohur do të martohej, këngëtari zgjodhi Istrefin, moment ky që shkaktoi mjaft oviacione në skenë.

“Kam kaluar 14 vite të bukura me Norën dhe do martohesha prapë me të nëse do e dija që do kaloja 14 vite të tjera të lumtura”, u shpreh Roberti pasi pohoi emrin e artistes së njohur.

Berisha nuk i shpëtoi as pyetjes nëse kënga në festivalin e fundvitit është një dedikim për ish-partneren e tij.

“Fajtore për këngën është Fifi. Unë me Norën sot kam një marrëdhënie të mirë dhe uroj që të gjitha çiftet që ndahen e sidomos kur ka fëmijë në mes ta kenë të tillë si marrëdhënia jonë”, përfundoi Roberti, duke zbuluar kështu dhe tekstshkruesen e këngës së tij.

Kujtojmë se ai dhe Nora Istrefi kurorëzuan dashurinë disa vjeçare në martesë në vitin 2014, e pas këtij momenti erdhi në jetë dhe vajza e tyre, Renee.