Dizenjatori i Dolce&Gabanna; nuk do të besoni si e quajti Selena Gomez, fansat reagojnë

684
Sigal

Përseri dizejantori Stefano Gabanna është futur në një polemikë të madhe me fansat e Selena Gomez.

Këtë herë për komentin e tij në Instagram për Selena Gomez, ku ka komentuar “është shumë e shëmtuar”.

Fansat e Selenas nuk i kanë lënë gjërat me kaq, duke thënë se komentet e Gabanna janë të tmerrshme, dhe shumë të tjerë i kanë sugjeruar atij të shihet në pasqyrë.

Fansat i kanë kujtuar po ashtu atij se Selena në shumë raste ka veshur rroba të markës së tij, por se ishin të sigurte që këtë gjë nuk do të e bënte më.

Edhe pse komenti i disenjatorit është fshirë, komentet kanë vazhduar edhe më tutje, dhe të gjithë fansat kanë dhënë mbështetjen e tyre për Selenën.

Stefano Gabanna ka qenë i kritikuar edhe në rastet e tjera kur ka thënë se abuzimi seksual nuk është dhunë.