‘Dielli shkëlqen ndryshe kur je në shtëpi’, Emina Cunmulaj poston foto nga vendlindja

297
Sigal

Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, që jeton në SHBA, Emina Cunmulaj, ka ardhur nga larg për të votuar për partitë shqiptare në Mal të Zi.Ajo hapur tregoi mbështetjen për Listën Shqiptare.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të saj në vendlindje, Emina me ndjekësit në rrjete sociale ka ndarë imazhe të ndryshme madje shihet se është shumë e lumtur teksa po i shijon bukuritë natyrore atje.

Emina së fundmi ka publikuar një fotografi të realizuar në parkun ‘Vitoja’, derisa ka vënë në sfond pamjen e mahnitshme që ka.

“Dielli shkëlqen ndryshe kur je në shtëpi”, ka shkruar ajo krah fotografisë.