Dhuna ndaj të riut, reagon moderatorja e njohur. Policia që nuk duam!

349
Sigal

Dhuna barbare ndaj një të mituri në Tiranë nga efektivët e Policisë së Shtetit, është denoncuar edhe nga personazhet publikë. Prezantuesja ikonë , Arbana Osmani, teksa ka shpërndarë një foto të dhunës, shkruan në një postim në Instastory ”Policia që nuk duam, turp!”. Një qytetar arriti që të regjistronte momentin e dhunës së efektivëve kundër adoleshentit, ndërsa sot një nga policët është pezulluar dhe për tre të tjerë kanë nisur hetimet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.