Dedikimi i veçantë i Alban Skënderaj për bashkëshorten e tij

510
Sigal

Dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë një ndër çiftet më komentuar të showbiz-it.

Prej disa ditësh, Albani e Miriami, së bashku me vajzën e tyre Ameli ndodhen me pushime në ishujt Maldive.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, duket se familja e bukur po kalojnë pushime të mrekullueshme.

Ditën e sotme, këngëtari ka publikuar një foto të bukur në “Instagram”, ku shfaqet me Miriamin, të qeshur e të përqafuar.

Gjithashtu vëmendjen na e tërhoqi edhe dedikimi romantik i këngëtarit.

“Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty”, shkruan Skënderaj bashkëngjitur me foton, e cila mori menjëherë mijëra pëlqime e qindra komente.

Image