Ç’po ndodh mes Dafinës dhe DJ Geek?

126
Sigal

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek ngjallën dyshim se i dhanë fund marrëdhënies së tyre, mirëpo situata nuk duket kështu.

Fill sapo u komentua nëpër portale fakti që ata kanë fshirë fotot bashkë dhe nuk e ndiqen në Instagram, të dy bënë follow njëri-tjetrin. Burime të ndryshme nëpër disa media thonë se ka qenë një krizë momentale, por jo e pazgjidhshme.

Raporti mes tyre duket se është përmirësuar, sepse së fundmi u shfaqën bashkë në koncerte.Thashethemet e para për marrëdhënien e tyre nisën në qershor të vitit 2019. Gjatë kësaj periudhe, Dafina dhe DJ Geek janë përfolur disa herë për ndarje, por e kanë gjetur sërish rrugën te njëri-tjetri.