Sigal

Një histori tepër e përfolur nga mediat shqiptare dhe jo vetëm, mund të themi se ishte lidhja e moderatores Viola Spiro dhe Valentin Selaj, i cili u arrestua në nëntor të vitit të kaluar nga policia hollandeze. Menjëherë pas daljes nga qelia e paraburgimit, ku Selaj qëndroi rreth 20 javë, çifti rifilluan lidhjen.

Pasi u la i lirë nga Prokuroria e Holandës, çifti u pa duke festuar në një lokal në zonën e ish-Bllokut në prill të 2018-s. E as një muaj nga lirimi nga paraburgimi, Selaj së bashku me moderatoren Viola Spiro filluan zyrtarisht pushimet. Në postimet e fundit në “Instagram”, moderatorja ndante me ndjekësit foto nga udhëtimet e shtrenjta në Turqi.

Ish-velina e “Fiks Fare”, e cila prej vitesh ishte e lidhur ngushtë me këtë punë në televizion, së bashku me motrën e saj Petrula, nuk hezitonte ta ekspozonte standardin e jetës, atë të një pasanikeje të vërtetë. Kështu, një muaj nga lënia në gjendje të lirë e të dashurit të saj Valentin Selaj, gazetarja e sportit e braktisi Tiranën herë pas here për të shijuar botën në vendet e klasit të parë. Nëse i hidhni një sy “Instagramit” të saj, pas një stopimi të shkurtër postimesh (që përkoi me kohën kur i dashuri i zemrës ishte në arrest), pas lirimit të tij, ajo përditësonte profilin zyrtar me foto nga qendrat tregtare të luksit e deri te restorantet, ku fatura e një darke mund të jetë e majme. Prezantuesja e sportit iu rikthye pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të partnerit, me të cilin dukej se kishte një lidhje të fortë dashurie.

Ajo e nisi verën me pushimet në jug, krah të dashurit, dhe u rikthye sërish atje, kësaj herë pranë nënës së saj. Kujtojmë që Viola kaloi pesë muaj të vështirë në jetën private që nga ndalimi i të dashurit, Valentin Selajt në Holandë. Para pak muajsh, ai fitoi lirinë dhe ata u fotografuan sërish çift, dëshmi kjo se lidhja e tyre ishte më e fortë tani pas sprovës që kaloi. Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Ndërkohë, pas mbylljes së Kampionatit Botëror, ku Viola shfaqej përditë në ekran me të ftuar që komentonin ndeshjet, me sa duket Viola po nis një etapë të re në jetën e saj private.

Siç shihet, gjërat me të dashurin pak më të ri në moshë nuk kanë shkuar si duhet dhe ajo ka vendosur të braktisë Shqipërinë për një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.