“Coachella” anulohet për të tretën herë, shkak pandemia

156
Sigal

Festivali i muzikës “Coachella” është anulluar për të tretën herë, për shkak të pandemisë. Pas vendimit të mbylljes nga zyrtarët e shëndetësisë, festivali u detyrua ta shtyjë datën.

Lajmin e ka konfirmuar vetë zyrtari i shëndetit publik, Cameron Kaiser.

Coachella 2020 ishte caktuar të mbahej në prill të vitit të kaluar, më pas ishte shtyrë për në tetor po dhe më pas për në prill.

Billboard raporton se tani mund të shtyhet për në tetor. Dhe nëse dërgesat me vaksina vazhdojnë të vonohen dhe rastet me Covid-19 do të shtohen, me shumë gjasë do të shohim ngjarje që do të shtyhen apo të anulohen.