Çmendet modelja e njohur, kalon natën pranë një gjarpri, fansat shokohen nga fotot

482
Sigal

Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj, i cili i tregonte të gjitha format trupore në natën e çmimeve ‘Oscar’. Veshja e saj u konsiderua e guximshme, por duket se modelja nuk e ka treguar guximin e saj vetëm atë natë.

Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto ku shihet se mban një gjarpër në krahun e saj. Përveç kësaj Jenner publikoi dhe një video ku e quante gjarprin ‘djalin e saj’.

Këto postime të modeles tërhoqën vëmendjen e gjithë ndjekësve të saj dhe nuk kaluan pa u komentuar nga ata.