Çmendet Maluma, puth nënën e tij në buzë, publiku reagon keq

751
Sigal

Shumë ndjekës të këngëtarit, Maluma kanë vërshuar në një lumë kritikash pas fotos që ai publikoi ku shfaqet duke u puthur me nënën e tij. Ai vendosti ta ndante këtë postim në “Ditën e Nënës”, megjithatë reagimet kanë qenë të ashpra.

“Urime dashuria e jetës sime. Urime Ditën e Nënës, nëna ime”,-shkruan Maluma bashkëngjitur fotos së publikuar.

Maluma e ka mbështjellë nënën e tij, Marlli Arias me dy duart në fytyrë dhe e ka puthur në buzë.

Shumë prej ndjekësve hodhën dyshimet nëse kjo puthje ishte normale apo e çuditshme. Ndërsa një përdorues në Twitter ka shkruar:

“Puthja e Malumas me nënën e tij duket shumë pasionante”.

Maluma nuk ka reaguar më tej për replikat, por përkundrazi është duke promovuar albumin e tij të ardhshëm.

Të hënën, Maluma ndau një video promocionale mbi projektin, që tregon veten duke ecur rreth asaj që duket të jetë një planet rozë.