Celine Dion i kthehet fancave: Kam qenë gjithmonë e dobët

545
Sigal

Ikona e muzikës, Celine Dion është përfshirë në një ”debat” me fancat e sajë, në lidhje me peshën e saj. 51 vjeçarja po mbron veten kundër kritikëve që shqyrtojnë figurën e saj të hollë. Këngëtarja kanadeze tha se ajo është gjithmonë shumë e hollë.

Këngëtarja ka jetuar prej disa vitesh tashmë në Las Vegas dhe rikthimi i saj në Kanada pritet me entuziasëm të madh. 51-vjeçarja, fituese e çmimit ”Grammy”, u shpreh se ndihet e motivuar të krijojë muzikë të re dhe të rinisë turnetë pas tërheqjes që pati kur i shoqi Rene Angelil ndërroi jetë në 2016-tën.

”Kur isha duke e humbur Renee-në, ai ma bëri të qartë se donte që unë të rikthehesha në skenë. Donte të sigurohej që do të vazhdojë ta ndiqja pasionin tim”. Turneu që nis në Quebec do të vazhdojë deri në prill të vitit 2020 e do të jetë i pari i këngëtares që prej viteve 2008-2009.


360g