Bukuroshja ruse sjell në jetë fëmijen e mbretit të Malajzizë

508
Sigal

Mbretëresha e bukurisë ruse e cila u martua me mbretin e Malajzizë pak para se ai të abdikonte nga froni, ka lindur fëmijën mbretërore. Oksana Voevodina, 25 vjeç, u martua me Sultan Muhammed V  në Kelantan në një ceremoni surprizë nëntorin e kaluar.

Monarku abdikoi nga froni herët këtë vit pas publikimit të fotove dhe videove të bashkëshortes së tij, duke kryer marrëdhënie seksuale në një reality show në Rusi.

Tani Oksana ka konfirmuar lindjen e djalit të saj në 21 maj, femijës së parë mbretërore të burrit të saj, Mohammad, i cili ka 24 vite në pushtet. Ajo postoi foto të reja nga jeta familjare dhe dërgoi një mesazh në gjuhën angleze dhe ruse të shoqëruar me foton e këmbës së djalit,

“21 maj 2019, dita kur jeta ime u nda në para dhe pas.”-shkruante ajo.