Sigal

Nuk ka kaluar ende një vit që kur u bë nënë për herë të parë dhe tani po mendon të gëzojë vajzën me një motër ose vëlla.

Kylie Jenner dhe reperi i njohur Travis Scott u bënë prindër të “Storm Webster” në shkurt të këtij viti. 2018 ka qenë viti i tyre pasi kanë gëzuar suksese të mëdha në karrierë, si dhe kanë patur një jetë të qetë e të lumtur familjare.

Por, 2019 do ti presë me të reja. Burime pranë ciftit kanë konfirmuar se po mendojnë të bëjnë një fëmijë të dytë.

“Kylie dhe Travis dëshirojnë të zgjerojnë familjen e tyre. Nuk ka dyshim se ata duan t’i japin Stormit një vëlla ose motër më shpejt sesa njerëzit mendojnë”, tha një burim “Weekly”.