Britney Spears përkrah të dashurit: Jam e bekuar

436
Sigal

Britney Spears po e merr veten pas daljes nga spitali psikiatrik. Dhe i dashuri i saj, Sam Asghari nuk i ndahet për asnjë çast.

Ai po i qëndron pranë këngëtares në këto ditë të vështira.

Britney publikoi një foto në Instagram përkrah të dashurit të saj 25-vjeçar ndërsa bëjnë xhiro me biçikletë.

Ndërsa shprehet se është shumë e bekuar.

“Jam shumë e bekuar që e kam këtë në lagje. Sapo mora një biçikletë të re dhe më duket si parajsë,“-shkroi Britney.

Sam bëri një shaka në koment se kujt po i referohej 37-vjeçarja si ‘bekim’.

“I referohesh liqenit apo zotërisë së pashëm,”-shkroi ai.

Spears duket se është fokusuar tek mirëqenia e saj emocionale. Kohët e fundit zbuloi se po bën terapi pas daljes nga spitali psikiatrik në prill.