Britney Spears fiton “betejën” e saj të parë ndaj të atit, ai nuk do të kontrollojë më…

241
Sigal

Jamie Spears ka humbur një sfidë ligjore për të pasur kontroll të plotë mbi tërë pasurinë e vajzës së tij, Britney Spears.

Ai nuk do të lejohet që të kontrollojë tashmë disa nga investimet e vajzës së tij. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ‘beteja’ e Britney me të atin ka përfunduar, pasi është një nga kujdestarët e saj.

I ati i Britney është kritikuar jo pak nga i dashuri i saj, i cili tha se ka “zero respekt” për një njeri që kërkon të kontrollojë jetën e së bijës.

Në internet nisi dhe një fushatë në mbështetje të yllit të popi-it, me thirrjen “lironi Britney”.

Ndërkohë, vetë këngëtarja është shprehur se po përpiqet të marrë në dorë kontrollin mbi jetën e saj dhe të jetë “një njeri normal”.