Brenda vilës luksoze të Burak Özçivit, dhe Fahriye Evcen aktorët nisin pushimet në privatësi (Foto)

636
Sigal

Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen kanë nisur sezonin e pushimeve së bashku me vogëlushin e tyre 1-vjeçar Karan, në vilën e re, në lagjen “Gümüşlük”, në Bodrum.

E gjithë shtëpia, sipas mediave turke, ka kapur vlerën e 6 milionë lirave turke dhe ka një hapësirë të jashtëzakonshme që përfshin një pishinë të madhe, rrethuar me gjelbërim dhe me lule shumëngjyrëshe.

Çifti i famshëm, siç raportojnë mediat vendëse, shoqërohen në vilë nga dy asistentët, dado e Karan dhe shoferi i Burak Özçivit, të cilët qëndrojnë pranë çiftit, por edhe nga një çift tjetër që mendohet të jetë vëllai i aktores me bashkëshorten.

Vetëm për dekorin, peizazhin e kopshtit dhe ndryshimet e bëra në pishinën e vilës luksoze janë shpenzuar më shumë se 200 mijë lira turke.

Fahriye Evcen nuk ua vuri veshin asistentëve të cilët e kanë sinjalizuar për papracët që po bënin foto pranë vilës. Preferoi të mos u kushtonte vëmendje.
Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen do të qëndrojnë në Gümüşlük për rreth 2 muaj.

foto galeri

foto galeri foto galeri