Brenda shtëpisë luksoze 20 milionë dollarë të Kim Kardashian (FOTO)

466
Sigal

Ylli televiziv, Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, kanë vendosur që të hapin dyert për “Architectural Digest”. Në këtë mënyrë ata zbuluan ambientet private brenda vilës së tyre me stil minimalist, por që ka kushtuar shumë.

“Daily Mail” shkruan se ajo ndodhet në Hidden Hills dhe e kanë blerë në vitin 2013 plot 20 milionë dollarë. Ndërkohë pas 4-viteve rikonstruksion hynë për të jetuar në të, në 2017-n.

E thuhet se vetëm rinovimi i pishinës i kushtoi plot 50 mijë dollarë, të cilën ende nuk e kanë përdorur. Kurse fëmijët qëndrojnë aty gjatë gjithë kohës, meqë nuk është as e thellë.