Sigal

Reperi i njohur Getoar Selimi ka nisur pushimet me bashkëshorten e tij, moderatoren Marina Vjollca, që, mesa duket, do të jenë të fundit për këtë vit, pasi paralelisht po punojmë për t’iu kthyer intensivisht punës. Një vit pas martesës ku shijuan një “muaj të gjatë mjalti”, për t’iu dedikuar tërësisht martesës, çifti është arratisur për pushimet e kësaj vere.

Të dy kanë publikuar foto në profilet e tyre në “Instagram”, ku tregojnë se si po i shijojnë këto ditë të nxehta, po pa specifikuar destinacionin që kanë zgjedhur për t’u relaksuar. Ishte reperi i famshëm i Kosovës ai që publikoi dje një foto mbi skaf. Në selfien që postoi për ndjekësit, në sfond dukej Marina, e cila shfaqet për herë të parë pas muajve të gjatë të mungesës në ekran.