Beyonce vishte nga Valdrin Sahiti, Elvana Gjata tregon historinë sesi ndodhi

1075
Sigal

Prej pak kohësh në media dhe portale qarkullonte një lajm sikur kënëgtarja e njohur botërore Beyonce, ka filluar te vishet nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Ky lajm mori dhenë sot në rrjete sociale.

Beyonce u shfaq papritur në festën gala që u mbajt para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California të shtunën, me një fustan të kuq saten që të linte pafjalë me dekoltenë e tij!

Këngëtarja tregoi se ia beson look-un e saj një stilisti me përvojë siç është Valdrini, por historia nuk mbetet me kaq!

Elvana Gjata ka treguar se Beyonce ka 3 vjet që kërkon të vishet nga Valdrin Sahiti.

Në një postim në Instagram, ku lavdëron mikun e saj stilist, këngëtarja thotë se Beyonce “ka 3 vjet që e do, e kërkon dhe sot më në fund shkëlqen me Valdrin Sahiti”.

Kjo është hera e dytë që Beyonce zgjedh një stilist shqiptar. Pak kohë më parë ajo zgjodhi stilistët Kujta&Meri dhe krijimin e tyre fantastik që bëri bujë në të gjitha mediat e huaja.