Berlusconi shijon pushimet me të dashurën 53 vite më të re

232
Sigal

Revista javore ”Chi”, publikoi një foto të ish-kryeministrit me pushime në vilën Certosa në Sardenjë, ndërsa ai është duke ecur me partneren e tij Marta Fasina, me të cilin ka një diferencë të madhe moshe, rreth 53 vjet.

E veshur me një fustan të gjatë, ish modelja dhe tani deputete e partisë Forza Italia, shfaqet me Silvio Berlusconin dorë për dore.

Në Mars, Forza Italia, partia politike e Berluskonit, konfirmoi lidhjen e tij me politikanen e re. Në të njëjtën kohë, Forza Italia kishte njoftuar se udhëheqësi i saj, i divorcuar dy herë, u nda nga Francesca Pascale, pas 12 vjetësh bashkëjetesë.