Bella konfirmon zyrtarisht romancën e re me të dashurin ~misterioz~

260
Sigal

Me Bella Hadid nuk është e nevojshme t’ju prezantojmë, por me të dashurin e saj të ri, po!

Deri më tani ndoshta nuk e keni imagjinuar supermodelen me dikë tjetër që s’është The Weeknd, por ja që Hadid e ka lënë ~zyrtarisht~ pas të shkuarën për të ardhmen, emri i së cilit është Marc Kalman.

I dashuri i ri i Bella-s, Kalman është drejtor artistik, i njohur për punën e tij në albumin e reperit Travis Scott. Modelja është kaq gati ta prezantojë me botën, sa zgjodhi disa foto të shkrepura në Francë për ta konfirmuar romancën edhe në Instagram.

Bella konfirmon zyrtarisht romancën e re me të dashurin ~misterioz~

Djali misterioz që po puth Bella-n nuk duket qartë, por fansat janë të sigurtë që bëhet fjalë për Marc Kalman.

Bella konfirmon zyrtarisht romancën e re me të dashurin ~misterioz~

“Koha më e mirë e jetës sime. E shëndetshme, punëtore dhe e dashuruar.”- shkruan ajo, që duket qartazi që po e shijon maksimalisht historinë e re të dashurisë!