Bella Hadid në versionin ‘Nëna Natyrë’, shfaqet super seksi dhe topless mes luleve

342
Sigal

Poza joshëse, shikim provokues dhe pothuajse e zhveshur. Bella Hadid shfaqet në versionin e parajsës në sëritë e fundit të fotove të ndara në Instagram

Ajo shfaqet me një xhaketë të hapur që i tregon gjoksin, më pas i heq të gjitha dhe fsheh pas luleve aq sa mjafton për të cmendur fansat në rrjetin social. Me format e saj nudo të mbuluara nga lulet, më e vogla e motrave Hadid duket si ‘Nena Natyre’.

E trukuar në mënyrë skenografike ajo pozon joshëse duke shfaqur edhe një herë sex apelin e saj. Seti fotografik nga shtëpia është realizuar me mikun e saj Mert Alas në fermën e familjes së saj për të vrarë kohën dhe për t’ju larguar mërzisë gjatë ditëve të lockdown.

Që ajo se ka problem të tregojë trupin e saj ashtu si nëna e ka bërë, kjo nuk është një risi. Në faqen e saj Instagram Bella ndan herë pas here foto seksi, duke treguar gjoksin dhe të pasmet perfekte.