Belen dhe Stefan nuk kanë mundur ta harrojnë dot njëri-tjetrin

417
Sigal

E teksa e kanë mohuar vazhdimisht ribashkimin e tyre, Belen Rodriguez dhe Stefan De Martino janë kapur së fundmi mat nga paparacët e revistës “Chi” në Napoli. Ata janë parë fillimisht në dritaren e hotelit ku po pushonin dhe më pas në një  restorant të zonës, duke u puthur në mënyrë pasionante.

Belen dhe Stefan duket se nuk kanë mundur ta harrojnë dot njëri-tjetrin, pavarësisht faktit se pas ndarjes së tyre kanë patur në krah një sërë partnerësh. Modelja argjentinase dhe balerini italian janë prindër të një djali të vogël, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Santiago.