Bëhuni gati të fiksoheni me serialin më të ri: Familja e famshme sjell ‘The Ferragnez’!

197
Sigal

Nëse mendoni se Instagrami i Chiara Ferragni dhe Fedez ju ka fiksuar dhe s’keni shpëtim, dëgjoni lajmin e radhës. E gjithë bota në dhjetor të 2021-it do të shohë serialin “The Ferragnez”!

Vetë sipërmarrësja e famshme italiane konfirmoi lajmin përmes një postimi në Instagram, ku tha se në dhjetor të këtij viti do të lançohet seriali me 8 episode që tregon momente të papublikuara më parë nga jeta e tyre brenda familjes dhe jo vetëm.

Bëhuni gati të fiksoheni me serialin më të ri: Familja e

Protagoniste të serialit që do të shfaqet në Amazon Prime Video do të jetë padyshim Chiara e cila aktualisht ndiqet nga 24 milionë fansa në Instagram, reperi Fedez dhe qershitë mbi tortë, Leo dhe Vittoria, fëmijët e çiftit.

Çfarë dihet deri tani është se pjesë e serialit do të jenë momente që publiku s’i ka parë më parë, që nga takimi i çiftit e deri tek periudhat e veçanta të jetës tyre bashkë.

“Viti i fundit ka qenë i mbushur me shumë emocione, si nga ana profesionale ashtu dhe nga ndryshimet në familjen tonë. Festivali i Sanremo-s, lindja e Vittoria-s, pandemia që vazhdon të ndryshojë jetën e të gjithëve ne. Eshtë një serial me ngjarje që kanë peshë dhe ndikime të ndryshme, por që në fund të ditës na kanë dhënë mundësinë të marrin kohën tonë për të punuar me veten si çift dhe si familje. Ka qenë një vit që zor se do ta harrojmë.”- është shprehur Chiara.

Seriali “The Ferragnez” do të përfshijë gjithë familjen e madhe të çiftit, që nga motrat e Chiara-s, e deri tek gjyshja e reperit Luciana, që është jo pak e famshme për Instagramin.

Sigurisht entuziazmi i njerëzve pas këtij lajmi ishte i madh, për një arsye të veçantë: Më shumë Leo në ekranin e madh!