Bëhen publike nominimet e “AMA”

460
Sigal

Të nominuarit për American Music Awards 2019 janë bërë publike. Mes këngëtarëve që udhëheqin listën janë Post Malone, Ariana Grande dhe British Ellie. Reperi, i cili fitoi dy çmime vitin e kaluar, është nominuar 7 herë në AMAs përfshirë në kategorinë “Artist of the year”, “Collaboration of the year” dhe “Favorite male artist pop/pock”. Pas Malone vjen Ariana Grande dhe Billie Eilish, secila me nga 6 nominime, përfshirë kategoritë “Favorite Music Video”, “Favorite Social Artist”,”Favorite Female Artist pop/rock” dhe “Favorite Album pop/rock”. Taylor Sëift që mori 5 nominime këtë vit pritet të shkatërrojë rekordin e Michael Jackson për marrjen e 24 çmimeve në AMAs. Aktualisht ajo ka marrë 23 çmime, duke lënë pas Whitney Houston. Taylor mban tashmë rekordin për fitimin 4 herë të çmimin ‘Artistja e vitit’. Gjithashtu do nderohet me çmimin ‘Artistja e Dekadës”.