“Bebushi numër dy po vjen”, Almeda Abazi flet për shtatzëninë: Mezi po pres të të takoj

105

Pak ditë më parë, Almeda Abazi konfirmoi se do të bëhet nënë për herë të dytë.

Lajmin e dha përmes disa fotografive që ndau me partnerin turk, Tolgahan Sayisman, teksa pozonte me barkun e rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”, shkroi Almeda.

Ndërkohë, së fundmi Almeda ka treguar se si po i shkon kjo periudhë e ëmbël.

Në një postim në rrjetet sociale, Almeda se ndryshe nga shtatzënia e parë, në këtë të dytën nuk është ndjerë shumë mirë.

Nga këto shenja, fansat janë të bindur që Almeda është në pritje të një vajze.

“Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë.

Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, tha Almeda.