Bebe Rexha, së shpejti duet me Encën?

347

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha i mbështet shumë artistët, përfshirë edhe ata shqiptarë.

Në një video të postuar në profilin e saj në Instagram, ajo shfaqet duke kërcyer me këngën “Bow Down” të Encës dhe Noizyt. Ky projekt muzikor nuk është më në kanalin Youtube, por Bebe mund ta ketë ruajtur prej kohësh.

Nuk mungoi reagimi i Encës, e cila e ftoi menjëherë për bashkëpunim. Pritet për tu parë nëse vertetë do realizohet një projekt mes dy këngëtareve tepër të njohura dhe të pëlqyera për publikun.