Bebe Rexha jo vetëm këngëtare, së shpejti pjesë e filmit të animuar ‘Ugly Dolls’

488
Sigal

Mesa duket, Bebe Rexha ka vendosur të sjellë një projekt të ri për publikun dhe jo, nuk është një këngë. Bëhet fjalë për një film të animuar, me titullin ‘Ugly Dolls’. Këngëtarja shqiptare do marrë pjesë si zëri i një kukulle perfekte, bashkë me emra të tjerë të njohur si: Nick Jonas, Pitbull, Kelly Clarkson, Emma Roberts etj. Lajmërimin e ka dhënë vetë Bebe në ‘Instagram-in’ e saj ku ka shkruajtur: “Bukuria është në brendësi. Ky film ka një mesazh kaq të bukur dhe unë jam shumë e emocionuar për të gjithë ju që ta shihni”. Filmin do të mund ta shihni në kinema në datën 3 maj.