Aurela Hoxha publikon foto nga pushimet me të birin e porsalindur

276
Sigal

Prej disa muajsh, modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha është bërë nënë për herë të parë.

Ajo, fillimisht e mbajti lajmin e fshehtë, por që e konfirmoi kur media të ndryshme kishin filluar të shkruanin.

Aurela ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin e veçantë Alaron.

Këtë të fundit e zbuluan dy miqtë e modeles, Endrit Mërtiri dhe Dorina Gegiçi. Ata postuan disa foto së bashku duke shkruar “Xhaxhai më cool dhe tezja e Alaron”.

Ndërkohë, së fundmi, Aurela ka ndarë në InstaStory një foto teksa kujdeset për të birin në rrezet e diellit, e veshur me bikini.

Ajo që bie në sy edhe këtë herë janë format perfekte të modeles, të cilat edhe pse është bërë nënë, vazhdojnë të jenë po aq seksi.