Sigal

Rozana Radi është një nga vajzat e njohura të ekranit që nuk ka guxuar shumë me pamjen e saj, pasi gjithmonë e kemi parë si bjonde. Mesa duket, viti 2019 është viti i ndryshimeve edhe për Rozanën. Në videon e fundit që vetë këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’, Rozana duket me një ‘look’ krejtësisht ndryshe. Nga bjonde ajo është kthyer në brune, duke na sjellë kështu një pamje tërësisht ndryshe nga çfarë ishim mësuar ta shihnim deri më sot. Kujtojmë se së fundmi Rozana ka qenë shumë aktive me videot e saj në ‘Femzana’ të cilat kanë pasur shumë reagime pozitive.