Sigal

Ariana Grande dhe Pete Davidson janë një nga çiftet më të përfolur në mediat rozë. Fejesa e tyre e papritur dhe planet për martesë kanë bërë që të gjithë të jenë kuriozë të zbulojnë se çfarë po ndodh me jetën private të dy personazheve të njohur. Ariana Grande ishte e ftuar në ‘Good Morning America’ dhe mes emocioneve ka treguar çfarë ka pëlqyer më së shumti tek Pete dhe se kur do të martohet me të. Këngëtarja tha se për momentin po jeton ditët më të bukura të jetës së saj dhe ndihet e lumtur dhe e kënaqur. Kur u pyet se si e kuptoi se Pete ishte i vetmi dhe i duhuri për të, ajo tha:

“Është thjesht një ndjenjë. Kur e di, e di”. Ndërkohë që marrëdhënia e tyre ka evoluar shumë shpejt, Ariana ka thënë se ata nuk mendojnë të martohen deri në vitin 2019-të. Megjithatë ajo ka treguar se së bashku me familjen dhe miqtë e ngushtë kanë nisur të mendojnë dhe të japin ide të ndryshme për organizimin e dasmës.