Angelina Jolie heq mbiemrin e Pitt

549
Sigal

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë zyrtarisht beqarë. Dy aktorët rivendosën ligjërisht statusin e tyre si beqarë në gjendjen civile ditën e premte, pas tre viteve të përfshirë me procedurat e divorcit.

Angelina ka hequr ligjërisht mbiemrin Pitt, ndërsa “Blast” ka siguruar një pjesë të dokumentit që e dëshmon. Por pavarësisht kësaj, 43-vjeçarja dhe 55-vjeçari Pitt u duhet të merren për kushtet e tjera të divorcit; ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë për gjashtë fëmijët e tyre, ndonëse për këtë të fundit u raportua së u arrit një marrëveshje në nëntor të 2018-ës.

“Brad dhe Angelina janë në një pikë tani që mund të diskutojmë me qetësi për fëmijët e tyre. Janë të dy shumë të dedikuar për t’i edukuar dhe për t’i rritur së bashku fëmijët. Tani fëmijët kalojnë kohë me të dy prindërit dhe janë të lumtur”, është shprehur në lidhje me divorcin një burim pranë tyre.