Sigal

Pak ditë më parë u zbuluan disa nga detajet e projektit më të ri të Almeda Abazit. Ajo ka punuar shumë për të sjellë një videoklip muzikor dhe pritjes mesa duket po i vjen fundi. E pyetur nga ndjekësit në ‘instagram’ për datën e publikimit të projektit, Ish-Miss Shqipëria ka zbuluar se të gjithë do ta dëgjojnë këngën në fund të këtij muaji.

Kujtojmë se nga pamjet e publikuara pak ditë më parë është zbuluar se klipi do të vijë në bashkëpunim me DJ turk Burak Yeter dhe mban titullin, “ Alabama”.