Almeda “çmendet” pas futbollistit të huaj, Tolgahanit i ikën truri

573
Sigal

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë padyshim një nga çiftet e preferuar të publikut, çdo e re mbi ta përbën interes e janë të shumë komentuar në media e rrjete sociale ku edhe ndiqen shumë nga fansat shqiptar dhe turk.

Mbrëmjen e sotme vëmendjen e ka marrë një postim i Almedës në Instastory e cila shihet duke parë ndeshjen Serbi-Brazil e siç duket modelja është fanse e flaktë e Neymarit. Ajo ka postuar një video ku filmon Neymarin dhe e ka etiketuar atë duke i shkruar: “Neymar a je njeri shpirt?”.

Me siguri pas këtij postimi të Almedës, Tolgahani është bërë xheloz pasi vetëm pak minuta më vonë ai postoi foton e mëposhtme, si për t’i treguar bashkëshortes “Hej jam këtu”.