Sigal

Steven Seagal braktisi intervistën e BBC-së të martën, pasi u pyet për akuzat për përdhunim dhe raste të tjera të sjelljeve të pahijshme seksuale që përfshinin atë. 66 vjeçarja po bisedonte me Kirsty Wark në programin “Lajmëtari” kur ajo kujtoi lëvizjen #MeToo dhe si e ka ndikuar te aktori i njohur.

“Keni qenë i akuzuar për përdhunim seksual. Ke një aktakuzë për përdhunim dhe a e ke menduar si do të merresh me të”, ishte pyetja e Ëark.

Aktori i filmit “Out for Justice” e largoi nga veshi mikrofonin e tij dhe filloi të largohej nga seti i studios, me Wark që rikujtonte shikuesit se Seagal ka mohua të gjitha akuzat kunër tij.

Steven Seagal është një prej shumë emrave që është kritikuar e kryqëzuar për përdhunim seksual.

Seagal po ashtu ishte akuzuar për sjellje të keqe seksuale me aktoren Jenny McCarthy, Julianna Marguiles dhe Portia de Rossi.