Sigal

Disa javë më parë bëri bujë ndarja e aktores së njohur turke Hande Erçel nga Murat Dalkiliç. Dy të rinjtë ishin të lidhur prej 10 muajsh dhe gjërat në sytë e publikut po shkonin shumë mirë. Arsyeja pse ata u ndanë sipas mediave ishte fakti se Murat e tradhtoi aktoren e njohur, por së fundmi ka dalë edhe një tjetër version.

Sipas mediave turke shkak për ndarjen është bërë Hande, e cila donte të qëndronte krah së ëmës e cila është shtruar në spital prej gushtit. Sipas burimeve pranë saj, Murat nuk e mbështeste mjaftueshëm në këtë moment të vështirë, prandaj Hande vendosi t’i jepte fund.