Aktorja e njohur Angelina Jolie ndan historinë e trishtë që fshihet pas emrit Shiloh

334
Sigal

Në një intervistë aktorja Angelina Jolie ka treguar për herë të parë një histori të trishtë dhe shumë personale. Ajo rrëfeu se përse e quajti vajzën e saj të parë Shiloh, e cila tani është 14-vjeçe dhe shumë e lidhur me të dy prindërit e saj.

“Pas emrit Shiloh fshihet një histori shumë e trishtë. Me këtë emër unë regjistrohesha nëpër hotele kur udhëtoja në mënyrë që askush të mos e kuptonte që isha unë. Emri që përdorja ishte Shiloh Baptist”.

Më pas ajo tregoi se Shiloh Baptist do të quhej fëmija i parë i prindërve të saj por që bebi nuk u pagëzua kurrë me këtë emër pasi mamaja e saj dështoi gjatë shtatzënisë. Kjo është një temë delikate në familjen e tyre për të cilën nuk flitet shpesh, prandaj për Angelinën ishte diçka e veçantë ta përdorte këtë emër për vajzën e saj.