Agron Llakaj sërish në “Portokalli”?

321
Sigal

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj mund të kthehet sërish në ekranin e “Top Channel”. Pas ndryshimeve në Portokalli, me largimin e një sërë emrash të spektaklit të njohur, si dhe pas lajmeve për largimin e mundshëm të regjisorit Altin Basha, burime thonë se drejtues të Top Channel kanë kontaktuar me aktorin e njohur për të diskutuar detajet e një projekti të ri në këtë televizion.Dy javë më parë, në media u përfol për largimin e trupës së spektaklit “Portokalli” drejt një tjetër televizioni. Regjisori Altin Basha pranoi se trupa që ai drejton ka pasur oferta gjatë kohëve të fundit.Këto qëndrime duket se kanë sjellë dhe lëvizjet e fundit të drejtuesve të Top Channel për të afruar në këtë media emra të tjerë të spikatur të humorit.Llakaj, aktualisht është drejtor artistik, prezantues, moderator dhe aktor i spektaklit të humorit “Al Pazar” në Vizion Plus.