Adele konfirmon lidhjen përmes një fotoje në Instagram

212
Sigal

Prej kohësh, përflitet se Adele është në një marrëdhënie me Rich Paul. Pavarësisht se fotografoheshin herë pas herë nga paparacët, lidhja nuk ishte konfirmuar, deri tani.

Në një postim në Instagram, Adele publikoi tri foto, ku në të fundit shfaqet me 39-vjeçarin. Fotot janë nga dasma e Anthony Davis dhe Marlen P, ku këngëtarja u paraqit me një fustan të zi dhe mëngë të bardha të fryra nga Schiaparelli, ndërsa Paul me një kostum të kadifenjtë.

Adele konfirmon lidhjen përmes një fotoje në Instagram

Adele vendosi një emoji të thjeshtë – një zemër të kuqe.

Rich Paul është një agjent për sportistët, themelues dhe drejtori ekzekutiv i Klutch Sports Group, agjencia që përfaqëson Lebron James dhe lojtarë të tjerë të famshëm të NBA.

Adele konfirmon lidhjen përmes një fotoje në Instagram

Thashethemet për lidhjen e tyre nisën në maj, kur Paul tha për New Yorker se ata ishin “duke u shoqëruar” me njëri-tjetrin.

Adele u nda nga ish-bashkëshorti, Simon Konecki, në vitin 2019 dhe përfunduan divorcin në mars. Ata kanë një fëmijë së bashku, djalin Angelo, 9 vjeç.