A është kjo shfaqja e fundit e Adriana Limës në Victoria’s Secret

592
NEW YORK, NY - NOVEMBER 09: Model Adriana Lima walks the runway during the 2011 Victoria's Secret Fashion Show at the Lexington Avenue Armory on November 9, 2011 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
Sigal

Ajo është një supermodele dhe imazhi i markës së njohur Victoria’s Secret prej shumë vitesh.

Por janë përhapur thashetheme se Adriana Lima do të sfilojë për herë të fundit në shfaqjen e madhe të modës mbrëmjen e së enjtes.

37-vjeçarja ka punuar për gjigandin e të brendshmeve që nga viti 1999.

Lajmi u spekulua nga modeja australiane, Georgia Fowler e cila tha se kjo do të jetë shfaqja e fundit e Limës në pasarelën  VS.

“Do të jetë viti i saj i fundit mendoj, por ajo ka qëndruar prej shumë vitesh në pasarelë dhe vazhdon të duket mahnitëse,”-tha ajo.

Mbetet për t’u konfirmuar nëse ky është fundi i supermodeles në VS.