“7 ditë”, ‘West Side Family’ rikthehen fuqishëm në skenën e ‘Këngës Magjike’

617
Sigal

Grupi ‘West Side Family’ u rikthye më në fund në skenën e këngës Magjike pas më shumë se 11 vitesh mungesë. Tashmë ata janë sërish tre. Vendin e të ndjerit Dr. Flori tashmë e ka zënë pikërisht vëllai i tij Albani.

Image

Ata kanë kënduar këngën “7 ditë”, një baladë e mrekullueshme, nëpërmjet së cilës kanë mundur të përcjellin shumë emocione në skenë dhe duke bërë për vetë publikun jo vetëm në sallë, por edhe ata që po i shikonin nga ekrani i televizorit në shtëpitë e tyre.

Të njëjtin përjetim ka pasur dhe këngëtarja Aurela Gaçe e cila ika dedikuar këtij rikthimi një dedikim në rrjetet social.

‘Nga t’ja nis? Atehere po ju tregoj se kisha kaq shume emocion dje per ju. M’u shfaq para syve momenti kur ju @ëestsidefamilyofficial dolet per here te pare ne skenen e Kenges Magjike ,besoj 19 vite perpara ka qene. Ju dolet. Grup i ri.

Une ndodhesha ne salle si spektatore. Aq shume adrenaline mora nga ju aq mesazh te forte kishit, sa u ngrita ne kembe e ulerija “bravoooo bravoooo” . Uee thashe ,cfare ishin keta? Ka qene kenga Deluzion.

Qe nga ai moment, ju kisha te vecante. ….e sot, teksa ju shoh perseri ne skenen e Kenges Magjike, aty ku e filluat, por krah Albanit , nuk di t’a pershkruaj qarte ndjesine time, por dua t’ju them faleminderit qe e bete kete rikthim, e faleminderit @kondialban qe erdhe ne skene me kete peshe mbi shpatulla ….. Flori duhet te kete buzeqeshur nga lart per ju te tre ???????????? ??? .’ shkruan Aurela Gaçe krah postimit.

Kujtojmë që Dr. Flori u nda nga jeta në 17 Nëntor të vitit 2014, duke lënë pas dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë të vogël, i cili kishte vetëm disa javë që kishte lindur.