Zbuloni arsyet pse zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes

446
Sigal

Jo pak herë na ka ndodhur të zgjohemi nga gjumi  të lodhur dhe me dhimbje koke dhe si pasojë ja kemi vënë fajin mungesës së kafeinës. Por nuk është gjithmonë kjo arsyeja kryesore.
Ndiqini më poshtë disa shkaktarë që sjellin këtë dhimbje:

Gjumë i Tepruar

Nëse flini më shumë se nëntë orë, atëherë bie niveli i serotoninës, një hormon i çliruar nga truri.

Sa më të ulëta të jenë nivelet e serotoninës, aq më pak gjak qarkullon në tru, gjë që nxit dhimbjen e kokës.

Luhatjet Hormonale

Në mëngjes, nivelet e endorfinës, hormonit të humorit të mirë janë të ulëta.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë migrenë tek disa njerëz.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org mungesa e hormoneve vështirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe rrjedhimisht koka dhemb.

Aktiviteti fizik në mëngjes nxit prodhimin e hormoneve dhe mund të pushojë dhimbjen e kokës.

Pasojat e Alkolit

Nëse një natë më parë e keni tepruar me alkolin, atëherë përgatituni për dhimbje koke mëngjesin e të nesërmes.

Pirja e alkolit shkakton dehidratim dhe pakësim të qarkullimit të gjakut në tru.

Mënyra më e mirë është që të hidratoheni me ujë ose pije të pasura me elektrolite.

Vitamina C e tretur në ujë ndihmon mëlçinë të përpunojë alkolin në mënyrë më efikase dh eta nxjerrë atë nga sistemi sa më parë.

Gërrhitja

Gërrhitja, mungesa e ajrit, marrja e frymës pakësojnë sasinë e oksigjenit në tru dhe prishin cilësinë e gjumit.

Mungesa e oksigjenit zgjeron enët e gjakut dhe qarkullimin e tij në tru.

Presioni është i lartë dhe koka dhemb.

Mungesa e  Kafesë

Kafeina luan rol stimulus për sistemin nervor.

Nëse jeni mësuar duke e pirë kafenë në një orë të caktuar dhe nuk i përmbaheni rutinës, do të ndieni dhembje të fortë të kokës.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org heqja dorë nga kafeja ka të njëjtin efekt dhe rrit presionin në tru duke shkaktuar dhimbje koke.

Depresioni

Dhimbjet e kokës mund të ndodhin edhe si pasojë e depresionit.

Ky i fundit ka lidhje të fortë me nivelet e ulëta të serotoninës.

Studimet që disponon AgroWeb.org tregojnë se depresioni prish gjumin dhe dhimbja e kokës prish humorin, duke krijuar kështu një rreth vicioz të pakapërcyeshëm.

Tensioni i lartë

Nëse vuani nga tensioni i lartë i gjakut, atëherë dhimbjet e kokës janë më frekuente.

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje që kurohet nëpërmjet ndryshimeve thelbësore në regjimin ushqimor dhe medikamenteve përkatëse.