Vilma Nushi e “Rilindjes” dhe një “mik” i krerëve të PD-së, “fitojnë” tenderin 1.3 miliardë lekë të protezave ortopedike

543
Arjan
ZADRIMA


Koncesioni laboratorëve, tregoi se PS-PD kanë mirëkuptim interesash përfituese për familjarët dhe klientët e tyre, duke i ndarë në “thela”
Vetëm dy ditë më parë, ministri i Shëndetësisë klienteliste koncesionare, Ilir Beqja, ka nisur turin e tij propagandistik për “shëndetësinë falas” nëpër Shqipëri, duke trumbetuar ofrimin gjoja falas të protezave ortopedike për pacientët me trauma apo probleme të tjera ortopedike. Mirëpo pyetjes publike, drejtuar ministrit Beqja, se cila është firma që ka fituar tenderin e që ka monopolin e importit, të shitjes në spitale shtetërore shqiptare të protezave ortopedike dhe se sa është vlera e tenderit të radhës që paguhet nga taksat e shqiptarëve, ai bëri sikur nuk e dëgjoi! Por atë që nuk e tha ministri e thonë letrat zyrtare. Njoftimi për lidhje kontrate, ministri Beqja ia ka dërguar firmës “Trimed” e cila rezulton se është pronë e Vilma Nushit dhe firmës “Llayo” e cila është firmë e një shtetasi grek (ish-shtetas shqiptar), futur në ortakëri me Vilma Nushin në tenderin e protezave ortopedike, por edhe në “Chak-up e në disa biznese të tjera, që çuditërisht i fitojnë së bashku edhe pse janë “miq” të familjarëve të dy partive “armike” me njëra-tjetrën. Kujtojmë, që Kompania Farmaceutike “Trimed” shpk, në pronësi të Vilma Nushi, vetëm në periudhën gusht-nëntor 2016 ka “fituar” tenderë me vlerë mbi 2,2 milionë euro. Kompania e “Trimed” e Vilma Nushit është “dora” që kontrollon koncesionin Check–Up, më 30 nëntor 2016, së bashku V. Llajo ka marrë tenderin për furnizimin e spitaleve me pajisje mjekësore e proteza ortopedike me vlerë 772 mijë euro. Këto miliarda lekë, nuk dalin nga xhepat e Nushit e të Llajos, por nga xhepat e shtetit shqiptar, të cilat grumbullohen nga taksat shumë të larta dhe nga borxhet që merr shteti, të cilat nuk i paguan as kryeministri e as ministri i Shëndetësisë, por i paguajnë shqiptarët edhe në sektorin e shëndetësisë, për të cilin “Rilindja” thotë se është falas! Ky tender është “fituar” nëpërmjet kompanisë ”TRIMED”, ku është 50% aksionere, së bashku me një person tjetër, ndërsa 50% të pjesës tjetër Vilma Nushi e ka fituar në bashkëpunim me ”Layo shpk”, pronë të Vasil Llajos, me vlerë totale 105 milionë, 523 mijë e 936 lekë, pa TVSH. Çudia qëndron në faktin, se si është e mundur, që edhe këtë tender në shëndetësi e ka “fituar” Vilma Nushi, ndërkohë që në garë kanë qenë edhe 4 firma të tjera, të cilat po “çuditërisht” kishin “harruar” të paraqisnin ofertën ekonomike dhe dokumentet e tjerë të dosjes së aplikimit për këtë tender, i cili u bë nga KVO që qëndron në zyrën e ministrit Beqja (si të gjithë tenderët në shëndetësi), ndaj dhe u tërhoqën si të “skualifikuar”, duke mbetur vetëm firma e Vilma Nushit me operatorët që u bashkua! Po sa kushtojnë këto pajisje e proteza ortopedike në tregun mjekësor e farmaceutik jashtë Shqipërisë? Sa cilësore janë? Ku janë blerë? A duhej zhvilluar tenderi pa konkurrentë dhe pa oferta rivale? Si u vlerësua oferta Nushi-Llajo, si më e leverdishme? Përveç këtij fakti, të “çudit” edhe një fakt tjetër: Koncesioni laboratorëve, tregoi se PS-PD kanë mirëkuptim interesash përfituese për familjarët dhe klientët e tyre, duke votuar koncesionet, duke bërë gjoja përleshje parlamentare e mediatike “anti-korrupsion” mes njëra-tjetrës, por pas kuintave duke ndarë në “thela” miliardat e tenderëve e koncesioneve, në të cilët kanë pjesën e tyre të paracaktuar. Mjafton të kujtojmë faktin, që ndërsa Vilma Nushi është kliente e preferuar koncesioneve që jep “Rilindja”, ortaku i saj në tenderin e protezave dhe në koncesionin e “Chek-up”-it është një biznesmen “elastik” në sektorin e mjekësisë shqiptare që në bashkëpunim me serbët dhe grekët është futur edhe në garën për koncesionin e laboratorëve mjekësorë, i cili sipas informacioneve filmike e shkresore që disponon “Telegraf”, rezulton se ka pajisur me pajisje e materiale mjekësore edhe shoqatën humanitare mjekësore, të bashkëshortes së një ish-shtetari shqiptar, fakte për të cilat do të flasim në vijim.
Sigal