VIDEO/ I shpëtohet jeta 27-vjeçarit, kryhet operacioni i rralë në zemër nga mjekët e QSUT

204
Sigal

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer nga mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT, duke i shpëtuar jetën një 27-vjeçari.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar deklaratën e mjekut dhe pamjet e operacionit që ka zgjatur 5 orë.

Për herë të parë në Shqipëri është bërë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak.

Operacioni është kryer nga ekipi imjekëve Ormir Shurdha dhe Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e anestezistit Saimir Kuçi.

Postimi i plotë:

Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në #QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë.
Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar.
Super punë e ekipit të mjekëve me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e veçantë për anestezinë të Dr. Saimir Kuçi