Vetitë kuruese të specit të kuq djegës

688
Sigal

Te specat e kuq
djegës, gjenden në sasi shumë të mëdha kapsaicina (përbërësi kryesor i
aktivitet farmakologjik) flavonoide, vajra esencialë, karotenoidë, celulozë,
kalcium dhe hekur. Përmbajtja e lartë e vitaminës C (deri në 340 mg/100 gr)
është më i madh se të gjitha frutat apo perimet e tjera, ndërsa gjenden edhe
sasi të konsiderueshme vitaminash A, K, dhe B. Jo më kot studiuesit kanë nisur
ta quajë ari i kuq i tavolinës.

Shumë njerëz, kanë frikë
nga ushqimet pikante për shkak të pasojave të hemorroideve. Në të vërtetë që
prej 1857-s, Akademia Mjekësore Franceze e ligjëronte zyrtarisht vlefshmërinë e
specit të kuq djegës kundër hemorroideve. Por ajo që duhet theksuar është se
duhet përdorur në sasi të vogla dhe të moderuara.

Nuk këshillohet përdorimi te fëmijët, sidomos pa mbushur 12 apo 13
vjeç. Po ashtu, nuk duhet të abuzojnë edhe ata që vuajnë nga aciditeti i lartë
i stomakut, ulcera, hepatiti, kistet dhe hemorroidet. Teprimi mund të shkaktojë
irritim të mukozës së zorrëve, inflamacion gastrointestinal në stomak dhe në
veshka. Megjithatë, në doza të vogla mund të shërbejë për të kuruar disa lloje
sëmundjesh.

Speci djegës është
krejtësisht i këshillueshëm në kurën parandaluese të infarktit dhe sëmundjeve
kardiovaskulare. Është parë se përdorimi i vazhdueshëm i tij ul nivelin e
kolesterolit në gjak, ndihmon zemrën, dhe ndihmon punën e arterieve të gjakut.
Farat e specit djegës përmbajnë shumë acide që eliminojnë nga arteriet
kolesterolin e tepërt dhe trigliceridet.

Kapsaicina vepron
edhe te metabolizmi i yndyrave duke përshpejtuar dhe penguar akumulimin e tyre.
U vërtetua se kaspaicina ka një efekt pozitiv edhe te pacientët e prekur nga
diabeti, sepse përmirëson aktivitetin e insulinës. Për të pasur një efekt
mbrojtës në nivel kardiovaskular nuk është e nevojshme të konsumosh sasi të
madhe, por ta konsumosh atë në mënyrë të vazhdueshme.

Studimi i vetive
anti-kancerogjene të specit djegës ka nisur shumë kohë më parë me dietën
Moerman të eksperimentuar në Holandë që prej 1930-s. Pacientëve iu dhanë
ushqime të cilat përmbanin vitamina si jodi, si acidi citrik, vitaminat e
grupit B, hekur, vitamina A, vitamina E, vitamina C. Dieta bazohet në teorinë
që këto elemente duke riekulibruar metabolizmin janë në gjendje të parandalojnë
tumoret.

Kohët e fundit
kërkuesit e Cedars-Sinai Medical Center të Los Angeles në SHBA kanë studiuar
efektin e kapsaicinës në laborator dhe kanë mundur të tregojnë se ky
princip aktiv ndihmon në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, sidomos atij
në prostatë, atij të mushkërive dhe zorrës së trashë.

Në Kinë, speci i kuq
djegës përdoret normalisht kundër depresionit. Edhe në Indi thuhet se speci i
kuq djegës, stimulon shpirtin dhe pastron gjakun. E në të vërtetë është
vërtetuar se ndikon pozitivisht tek humori e kështu edhe te depresioni.

Me specin e kuq
djegës mund të dobësohesh. Për këtë janë të bindur profesorët Hanry dhe Emery
që në revistën shkencore “Human Nutrition” kanë publikuar një studim me
titullin “efektet e ushqimeve pikante mbi metabolizmin”. Në një përfundim të
tillë ka arritur edhe një grup kërkuesish i Universitetit të Tasmanisë. Sipas
këtyre studiuesve, kapsaicina që përmban speci djegës ul konsumin e kalorive
deri në 15 për qind. Kështu, nëse një pjatë me makarona zakonisht ka 350
kalori, nëse shtohet spec djegës kjo shifër shkon në 300. /Gazeta Telegraf/