Vaksinimi/ Franca merr vendimin e rëndësishëm: Në shtator do të…

428
Sigal

Shteti francez do të nisë me dozën e tretë të vaksinës. Ky vendim i rëndësishëm u mor për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid dhe variantin Delta.

Mësohet se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë nga muaji shtator dhe do të aplikohet te personat më të rrezikuar nga koronavirusi.

Presidenti Emmanuel Macron e njoftoi legjislacionin e propozuar në korrik pasi varianti Delta nxiti një valë të katërt të infeksioneve, duke dhënë një mesazh të thjeshtë: vaksinohuni.
Kjo nxiti një rritje të shkallës së vaksinimit pasi francezët u përballën me perspektivën e ndalimit të hyrjes në bare, restorante, kafene dhe kinema nëse s’kanë një dëshmi vaksinimi ose test të fundit negativ Covid-19.

Javët e fundit, në mbarë botën, por edhe në vendin tonë, shifrat e koronavirusit kanë shënuar rritje të ndjeshme.