Uthulla e mollës për fytyrën, një kurë e vërtetë apo falsitet?

224

Yjet e televizionit dhe vajzat e Instagramit bëjnë be e rrufe për vlerat që ka uthulla e mollës në pamjen e tyre

Sigal

Sipas tyre, uthulla e mollës është efikase jo vetëm në eliminimin e puçrrave, por edhe të zbukuron fytyrën.

Së fundmi, uthulla e mollës, po këshillohet gjithandej të përdoret edhe për larjen e fytyrës.

Siç ndodh rëndom në të gjitha trajtimet e bukurisë, edhe në rastin e uthullës nuk ka studime shkencore të mjaftueshme për t’i vënë vulën pretendimit se uthulla është e mirë për lëkurën.

Megjithatë, ky produkt ka mjaftueshëm aciditet për të balancuar lëkurën që luhatet nga e thata deri në vajore.

Acidet tek uthulla gjithashtu munden të ndihmojnë në zvogëlimin e poreve duke i bërë ato më pak të dukshme.

Një vajzë 19 vjeçare kreu këtë eksperiment duke përdorur uthullën për larjen e fytyrës për shtatë ditë me rradhë.

Lexoni më poshtë se çfarë ndodhi:

Dita e parë

Eksperimenti nisi me blerjen e një shishe uthulle molle në çmimin e 350 Lek.

Eksperimentuesja përdori uthull për ta larë fytyrën përpara gjumit.

Ajo zëvëndësoi larësin tradicional me uthullën e mollës. Përfundimi rezultoi një tmerr i vërtetë!

Kur e lan fytyrën direkt me uthull, të duket vetja sikur ke rënë viktimë e një katastrofe në një laborator kimik.

Pasojat ishin këto: djegie sysh, skuqje dhe djegie e tmerrshme e lëkurës, nga ato kur ke qëndruar në diell për orë të tëra pasi ke zëvëndësuar kremin e diellit me vajin e ullirit.

Intensiteti i djegies u zbut me kalimin e orëve. Por eksperimentuesja ishte në mëdyshje nëse ta hidhte gjithë uthullën në lavaman dhe u pendua përse kishte dalë vullnetare për këtë eksperiment.

Dita e dytë

Eksperimentuesja arriti në konkluzionin se njerëzit me lëkurë të ndjeshme duhet të tregojnë kujdes në larjen e fytyrës me uthull. Ajo e holloi uthullën me ujë përpara se ta vinte sërish në lëkurë.

Raporti që u përdor për hollimin ishte 1 lugë çaji me uthull molle për çdo 1oo ml ujë, të distiluar ose të zier.

Kjo e zbuti aciditetin e uthullës. Në vend që ta lante fytyrën direkt me uthull, ajo e përdori tretësirën për shpëlarje.

Kësaj here, fytyra ishte pak më e thatë, por jo aq e skuqur si një ditë më parë. Megjithatë, aroma e fytyrës së saj ishte ajo e një sallate.

Dita e tretë

Pasi u zgjua, vajza vuri re se lëkura e saj ishte më e thatë se zakonisht. Ajo përdori vajra dhe kremëra për ta zbutur atë, por refuzoi ta përdorte tretësirën e uthullës atë ditë.

Dita e katërt

Ndonëse rezultatet në fytyrë nuk ishin ato që trumbetoheshin në internet, ekipi arriti në përfundim që uthulla duhej të tretej fort në ujë dhe të përdorej vetëm si tonik.

Rrjedhimisht, vajza përdori çaj kamomili për të zbutur dhe qetësuar lëkurën.

Dita e pestë

Lëkura e eksperimentueses ishte më e thatë se shkretëtira e Saharasë.

Ndaj në këtë ditë, vajza e përdori uthullën e tretur në ujë si tonik. Ajo përdori një pambuk dhe e njomi atë me çaj kamomili dhe uthull të tretur në ujë.

Të dyja së bashku e ledhatuan lëkurën dhe nuk shkaktuan dëme. Poret nga ana tjetër ishin zvogëluar ndjeshëm.

Dita e gjashtë

Eksperimentuesja më pas përdori tonikun edhe për larje. Fytyra nuk ishte më e irrituar.

Lëngu nuk i hoqi pikat e zeza ndërkohë që puçrat ekzistuese ishin zvogëluar dhe tharë.

Dita e shtatë

Në ditën e shtatë, vajza vendosi që ta linte fytyrën të qetë. Lëkura ishte e ndjeshme dhe e thatë, ndaj kishte nevojë për t’u rimëkëmbur.

Pas këtij eksperimenti gjashtë ditor, lëkura ndihej më e tonifikuar dhe jo e yndyrshme.

Megjithatë, pastrimi gjashtë ditor kishte luhatur vajrat natyralë të lëkurës.

Në përfundim arriti në konkluzionin se larja e lëkurës me tretësirë uthulle molle  nuk ta bën fytyrën të mrekullueshme. Por ndikon për reduktimin e puçrave të vogla, zvogëlon poret dhe yndyrën e tepërt.

Sidoqoftë, nëse keni lëkurë të ndjeshme, uthullën mund ta përdorni të holluar, për larje dy – tri herë në javë. Por jo më tepër pasi uthulla mund ta tejthajë dhe ta irritojë lëkurën.