URINOTERAPIA/ Njerëzit njomin leckat me urinën e mëngjesit dhe lyejnë fytyrën për të shëruar këtë sëmundje

1026
Sigal

Nga dëshira për të
pasur fytyrë  më të bukur njerëzit u
nënshtrohen metodave shumë të pazakonshme, madje edhe të rrepta.

E fundit në një sërë trendësh për kurën e lëkurës përfshihet
edhe 
urina në fytyrë.

Maska me urinë mund të bëhet në shtëpi dhe përfshin grumbullimin
e urinës, njomjen e leckave në të dhe pastaj aplikimin e urinës nëpërmjet
leckave në fytyrë.

Maska pastaj lihet në fytyrë që të thahet dhe pas tharjes
shpëlahet me ujë.

A ka vërtet efekt kjo maskë dhe cilat efekte i ka?

Pastron lëkurën, tendos poret
sikur toneri dhe mund t’i shërojë
 psoriazën,
ekzemën
 dhe aknet.

Mirëpo, ekspertët nuk janë të
bindur
 që urina
është e mirë për lëkurën, ndërkaq ata që e kanë provuar këtë thonë që ndikimin
e saj të mirë e kanë ndier.

Sejal Shah, kirurg dermatolog nga Nju-Jorku, ka tërhequr
vërejtjen që urina mund të shkaktojë reaksione në fytyrë dhe nuk është
mjaftueshëm efikase për të arsyetuar rrezikun.

Urina kryesisht është e përbërë nga uji dhe në të ka shumë pak
ure, madje më pak se pesë për qind, ndërsa në prodhimet për kurën e lëkurës me
urenë është më së paku 10 për qind – thotë Sejal.

Dermatologu Nil Shulc konsideron që çaji, uthulla e mollës dhe vaji i çajit kinez janë më të mirë se urina. Thënë
sinqerisht, janë më pak brutale. /Gazeta Telegraf/