Tumori i gjirit, zbulohet sëmundja që e shkakton

649
Sigal

Shkencëtarët japin mënyrat si mund të parandalohet sëmundja e rëndë dhe disa këshilla mbrojtëse

Studiuesit kanë gjetur një lidhje mes kancerit të gjirit dhe diabetit të llojit 2 te femrat, sidomos te ato pas menopauzës. Diabeti i llojit 2 veçanërisht pas menopauzës shton rrezikun për zhvillimin e tumorit të gjirit me 27%. Studimi në fjalë u publikua në revistën British Journal of Cancer, ku u analizua lidhja mes tumorit dhe diabetit. Gjatë studimit u zbulua lidhja mes kancerit, diabetit dhe mbipeshës, ku u krahasuan rezultatet e 56 mijë femrave që diagnostikoheshin nga kanceri i gjirit. Nga ana e ekspertëve thuhet se vijon të mbetet shqetësues fakti se nuk është zbuluar raporti shkak-pasojë mes diabetit dhe kancerit të gjirit, ndërsa shtohet se obeziteti është një faktor i njohur për shkaktimin e diabetit të tipit 2 dhe për kancerin e gjirit, kështu që këshillohet që femrat ta mbajnë peshën e tyre trupore nën kontroll.

Testi që parashikon tumorin e gjirit

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf