Trajtime për infeksionet e mitrës dhe dhimbjet e gjunjëve

523
Sigal

ROZMARINA/ Bima shërben për diabetikët që vuajnë nga depresioni, dhimbjet e stomakut e tensioni e lartë

Bima e rozmarinës është bima më e njohur, që ka ndihmuar në kurimin e mjaft sëmundjeve. Kjo bimë ndihmon dukshëm në kurimin e sëmundjes aq të njohur të diabetit, kur është i shoqëruar me depresion. Njerëzit, që vuajnë nga diabeti, ka më shumë të ngjarë të vuajnë edhe nga depresioni. Të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron atë nga sëmundjet, që mund ta prekin. Për përgatitjen e ujit nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujë të nxehtë. Kjo masë lihet në qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35 deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20 minuta dhe më pas këshillohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur. Larja e trupit me lëngun e rozmarinës nuk duhet të bëhet nga persona, që kanë infeksione në lëkurë apo plagë të rënda, pasi bima përmban shumë antioksidantë, në veçanti acid karnozik.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf